Sport

Reali mbeti 7 pikë pas Barcelonës

Krizë e vërtetë për Realin e Madridit që në nisje të kampionatit spanjoll. Humbja me Betisin e la 7 pikë pas Barcelonës, dhe trajneri Zidan është I shqetësuar.

ronaldofrust

Shtatë pikë diferencë vështirë të krijohen në një sezon.

Për fatin e keq të Realit, ky është realiteti I ligës spanjolle pas vetëm pesë javëve.
Disfata brenda në “Santiago Bernabeu” me Betisin bëri që Barcelonë të shkëputej vërtet shumë, dhe që skuadra e trajnerit Zidan të hynte në krizë.
Ishte një ndeshje e çmendur, me sulme dhe kundërsulme nga të dyja palët, me Betisin në një ditë të frymëzuar, dhe me Realin tepër nervoz.
Nuk mund të ndodhte ndryshe me situatën të përmbysur në një muaj e gjysmë.
Nga fillimi i vitit deri në mes të gushtit erdhën vetëm fitore, me fitoret radhazi të trofeve si Championsi, titulli kampion, Superkupa e Europës dhe Superkupa e Spanjës.
Më pas, dështime dhe 7 pikë largësi nga një Barcelonë që në fillim të edicionit dukej se do të ishte ajo në krizë.
Madridin nuk e ndihmoi as rikthimi I Kristiano Ronaldos nga pezullimi, pasi nuk ishte ai që shënoi, por lojtari i miqve, Sarabia në sekondat e fundit.
Kjo krizë do të jetë një test I vërtetë për trajnerin Zinedin Zidan.
Pritet të shihet nëse francezi do të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje, apo ndoshta ky sezon do të shkojë keq për madrilenët.
“Është vërtet një moment i keq, – pranoi Zidan pas ndeshjes, – megjithatë, ky është futbolli dhe topi nuk dëshiron të hyjë në portë, sidomos kur luajmë në “Bernabeu”. Nuk luajtëm një ndeshje të madhe, por as nuk ishim keq, por në minutat  e fundit u nxituam shumë dhe gabuam. Duhet të dimë ta përballojmë këtë realitet që nuk e ndryshojmë dot. Ne mund të ndryshojmë vetëm duke u nisur nga ndeshja e radhës”.
Gjithsesi, është ende fillimi dhe Reali do të luftojë edhe në Champions, përveç La Ligës.