Sport

Reali i futet pokerit për Dembélé

Real Madridi dëshiron t’ia prishë planet Barcelonës duke rrëmbyer anësorin, Moussa Dembele.

dembele

El Mundo Deportivo shkruan se Los Blancos janë futur në operacion për francezin.

Barcelona vazhdon me probleme të mëdha për lojtarët, teksa mediat katalanase raportojnë se Reali ka hyrë në garë për Dembelen.

Barca tashmë ka gati ofertën dhe është i bindur se e ka lojtarin, por Florentino ka ndërhyrë për të rritur çmimin dhe që Barca të ketë kosto më të lartë të transferimit.

Kjo nuk është hera e parë që Reali ndërhyn në operacionet transferuese të Barcelonës.