Sport

“Plas” te Parisi, Neymar kërkon largimin e Cavanit

Për Presidentin Nasser Al-Khelaifi nuk ka sgjë serioze dhe janë gazëtarët ata që shpikin probleme, por realiteti duket krejt ndryshe. Grindja e së dielës së kaluar mes Edinson Cavanity dhe Neymar ku u përfshi dhe Dani Alves ka krijuar probleme që mund të kenë konseguenca në ecurinë e Psg.

edinson_cavani_left

Përvecse zënka ka vijuar në dhomat e zhveshjes ku për pak dy futbollistët nuk janë konfrontuar fizikisht, Neymar, zotëria 220 milionësh i ka kërkuar klubit shitjen e El Matador. Edhe pse Unay Emery ashtu si Presidenti u përpoq ta amortizonte cështjen duke deklaruar se do ta zgjidhnin vetë lojtarët, klubi ka ndërhyrë duke konfirmuar të paktën për momentin, se gjuajtësi i parë i penalltive do të jetë Cavani, ndërsa ishi i Barcelonës alternativa e parë shkruan ss.

Mediat franceze bëjnë të ditur se presidenti Nasser Al Khelaifi ka takuar si Kavanin ashtu dhe Neymar pasi drejtuesit më të lartë të klubit duan ta ndjekin nga afër cështjen ndërkohë që një qëndrim të fortë ka mbajtur ndaj të dy futbollistëve italo – braziliani Thiago Motta që i ka akuzuar të dy se po sillen si dy fëmijë të përkëdhelur.