Sport

Panathinaikos kërkon Andi Lilën

Andi Lila objektiv i Panathinaikosit në kampionatin grek. Futbollisti shqiptar hishet si një alternativë për përforcimin e mesfushës nga drejtuesit e skuadrës që kryeqytetit helen.

lila

Ky lajm vjen nga mediat greke të cilat e shohin si të mundshëm kalimin e 31-vjeçarit tek skuadra nga Athina. Lila është një dëshirë e trajnerit Marinos Uzunidhi, i cili ka një simpati të veçantë për të dhe ka kërkuar ta marrë në skuadër edhe gjatë kohës që drejtonte Panioniosin në sezonet 2014-2015 dhe 2015-2016. Gjithashtu në sezonet e fundit kur vishte fanellën e Pas Janinës, Lila ka bërë ndeshje shumë të mira ndaj Panathinaikosit dhe kjo është një arsye më shumë pse drejtuesit e këtij klubi kanë shfaqur interes për të.

Ky kalim bëhet i thjeshtë për faktin se Lila është një lojtar i lirë për momentin pasi ka përfunduar kontratën me Janinën dhe palët kanë mbyllur çdo mundësi për vazhdimin e bashkëpunimit.

Gjithsesi dicka më shumë për të ardhmen ardhmen e Lilës do të mësohet pas ndeshjes me Izraelin ku me të përfunduar grumbullimin me kombëtaren, 31-vjeçari do të përqëndrohet në gjetjen e klubit të ri për të ardhmen.