Sport

Muller afër historisë në Bundesliga

Thomas Muller është afër ta shkruaj vetën në histori të kampionatit gjerman, Bundesliga.

muler

Ylli i Gjermanisë edhe këtë sezon mbeti te Bayern Munich, edhe pse kishte oferta nga top klubet europiane.

Muller ka shënuar gjithsej 96 gola në Bundesliga, kështu është afër të arrijë shifrën e 100 golave, që e kanë arritur vetëm 51 lojtarë në ligën më të lartë të Gjermanisë.

Muller luan që nga viti 2009 me Bayernin, ndërsa gjatë sezoneve ka shënuar këto gola: 13, 12, 7, 13, 13, 13, 20 dhe 5 – duke i nevojitur vetëm katër për ta arritur shifrën e 100 golave.

Ai mund ta nis sezonin e ri sonte, ku Bayern Munich takohet me Bayer Leverkusenin nga ora 20 e 30.