Sport

Milan kontakton Conte-n

AC Milan ka kontaktuar me trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, raportojnë mediat italiane.

conte-better-than-before-img

Krerët e ‘Rossonerëve’ publikisht i kanë dhënë mbështeje Vincenzo Montella, megjithatë, Conte vazhdon të jetë i lidhur emërimin në krye te gjigantit italian.

Sipas mediave italiane, Milani javën e kaluar ka kontaktuar Conten për të testuar terrenin për mundësinë që Conte te marr ‘timonin’ e milanistëve.

Tekniku italian është nën presion tek Chelsea mes disa lojtarëve dhe disa zyrtarëve për shkak te stilit te tij të menaxhimit.

Përveç Milanit, edhe PSG është e interesuar për Conten.