Sport

Mane më i rëndësishëm se Coutinho

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher beson se Sadio Mane është më i rëndësishëm për gjigandin anglez se sa Philippe Coutinho.

auto_mane1503393846

Braziliani është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona. Por, Liverpooli është duke e refuzuar shitjen e tij.

Klubi katalunas deri më tani ka dërguar dy oferta për Coutinhon, por të dyjat janë refuzuar nga klubi anglez.

 

Mane shënoi golin e vetëm të Liverpoolit në fitoren ndaj Crystal Palave me rezultatin 1-0 dhe Carragher beson se senegalezi është më i rëndësishëm për stilin e lojës së ekipit.

“Mendoj se ai është shumë i rëndësishëm. Në bazë të golave që ka shënuar dhë të rekrodit të golave të tij ai ka qenë fenomenal që prej ardhjes së tij në klub.”, u shpreh anglezi.

“Nëse e krahasoni me Coutinhon, i cili është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe kërkohët nga Barcelona, atëherë në mënyrën se si është duke shkuar, klubet e mëdha evropiane do të interesohen për të sepse ka qenë i rëndësishmë për ekipin që prej ardhjes së tij.”, shtoi ai.