Sport

Liverpool i futet garës për Jamesin

Liverpooli është gati t’ia paguajë Real Madridit shumën e kërkuar për transferimin e James Rodriguezit.

james-rodriguez-520114-1

Los Blancos kërkojnë 60 milionë euro për shërbimet e mesfushorit kolumbian dhe sipas Don Balon, klubi anglez është i gatshëm ta paguajë atë shifër.

25-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane, ashtu që dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.

Shumë klube kanë shprehur interesim për Jamesin, ndërsa aktualisht ekipi i Jurgen Klopp thuhet se e udhëheq garën për të.

Manchester Unitedi e ka kërkuar kolumbianin qe një kohë, por duket se do ta humbë garën ndaj Liverpoolit.