Sport

Lacazette në “halle të ëmbëla”

Transferimi te Atletico Madrid për momentin është bllokuar, por për bomberin e Lyon, Alexandre Lacazette kërkesat vazhdojnë të jenë të shumta, veçanërisht nga Premier League. Sulmuesi francez nuk i mbyll dyert kalimit te “Los Colchoneros”, por nga ana tjetër shikon edhe me interes të madh zhvillimet në Angli.

Alexandre Lacazette of Olympique Lyonnais during the UEFA Europa League match between Roma and  Olympique Lyonnais at Stadio Olimpico, Rome, Italy on 16 March 2017 (Photo by Giuseppe Maffia/NurPhoto via Getty Images)

26-vjeçari shprehet se Premier League është një kampionat që i pëlqen shumë, por për momentin nuk është kontaktuar zyrarisht nga ndonjë skuadër.