Sport

Klopp: Edhe në gjumë mendoj për futbollin

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se në çdo sekondë mendon për futbollin, madje edhe kur është në gjumë.

jurgen-klopp

“Mendoj shumë për futbollin, nuk mund ta mas – nuk e di kur të ndalem”, ka thënë Klopp për Goal.com.

“Nuk jam i sigurt nëse ndalem së menduari edhe kur jam në gjumë! Shikoj shumë futboll. Nuk është e lehtë të shikosh futbollin në Angli. Shikoj ndeshje edhe nga ligat tjera sepse sivjet kemi më shumë kohë”, ka shtuar ai.

“Më pëlqen edhe Championshipi – është garues me futboll dhe shpirt të mirë në ekipe. Kjo është e mahnitshme. E shikoj edhe Bundesligan, por jo shpesh”.