Sport

Kane i lumtur me komentet e Zidane-s

Zinedine Zidane e ka vlerësuar si ‘lojtar të kompletuar’ sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.

kane

Ylli anglez është shprehur i lumtur për këto komente të menaxherit të Real Madrid-it, por ka thënë se ka ende nevojë për tu përmirësuar, transmeton KosovaPress.

“Këto janë komente të mrekullueshme, por unë mendoj se duhet të përmirësohem ende. Do të vazhdoj të punojë fuqishëm pasi nuk e ndjej se jam më i miri, dhe dua ta bëjë këtë”, ka thënë Kane.

24 vjeçari po lidhet me një kalim në ‘Santiago Bernabeu’ pas formës së tij fantastike me skuadrën angleze, duke shënuar 11 gola në 11 paraqitje në këtë sezonë.