Sport

Juventus insiston për De Sciglion

Juventusi ështe duke planifuar që gjatë ditëve në vijim të arrij një marrëveshje me Milanin për transferimin e mbrojtësit, Mattia De Sciglio, transmeton zeri.info

screenshot_1

Sipas “Tuttosport” trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dëshiron me ngulm transferimin e reprezentuesit italian. Trajneri italian sapo ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin dhe tashmë ka përpiluar listën e dëshirave të tij për këtë afat kalimtar.

Një takim mes përfaqësuesve të torinezëve dhe agjentit të 24-vjeçarit pritet që të zhvillohet gjatë javës së ardhshme.

Mattia De Scigli ka pasur 27 paraqitje për Milanin në të gjitha garat gjatë edicionit e kaluar. Kontrata e reprezentuesit italian me skuadrën milaneze përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe bisedimet për një rinovim të mundshëm nuk kanë filluar akoma.