Sport

Inter nis bisedimet me Mustafin

Gjiganti në Serie A, Interi ka nisur bisedimet me yllin e Arsenalit, Shkodran Mustafin, rreth transferimit në San Siro.

shkodran-mustafi-842726

Arsene Wenger ka pranuar në fillim të kësaj jave se ka nevojë të shkurtojë skuadrën e tij dhe Gabriel Paulista është i vendosur t’i bashkohet Valencias në një marrëveshje për 10 milionë funta.

Bazuar në ‘Gianluca di Marzio’, Interi ka kontaktuar yllin shqiptar rreth transferimit për të matur interesin e lojtarit.

Nga ana tjetër, Arsenali nuk dëshiron të heq dorë nga Mustafi kaq shpejtë në karrierën e tij në klub dhe do të kundërshtojë ofertat nga Interi.