Sport

Hasenhuttl, i duhuri për Bayernin

Drejtori sportiv i Leipzigut, Ralph Raangnick thotë se trajneri Raplph Hasenhuttl mund të drejtojë çdo skuadër të madhe në Evropë, por nuk sheh ndonjë arsye që 50-vjeçari të largohet nga “Red Bull Arena”.

hasenhuttl1508928976

Ragnick nuk ka asnjë dyshim që Hasenhuttl do të ishte trajneri i duhur për Bayern Munichun, por pret nga ai që të rinovojë kontratën me Leipzigun.

“Ai i ka gjërat e duhura, Ralph mund të trajnoj çdo skuadër të botës. Pyetja e vetme është se ku dëshiron të jetë ai”, deklaroi Rangnick.

“Momentalisht nuk ka asnjë arsye për ndonjë nga lojtarët apo stafit që të largohet, përfshirë dhe mua”, shtoi ai. “Ai mund të trajnojë Bayernin, por nuk mendoj që ai do të shkojë atje në dy vitet e ardhshme”, u shpreh drejtori sportiv i Leipzigut.