Sport

FOTO: Njoftim nga Liverpool për Coutinho-n

Liverpool ka publikuar komunikatë nga pronarët e klubit, Fenway Sports Group.

coutinho
Liverpool ka insistuar se mesfushori brazilian Philippe Coutinho “nuk është në shitje”.

Në një komunikatë të publikuar nga pronarët e klubit, Fenway Sports Group, thuhej se “asnjë ofertë nuk është marrë në konsideratë”.

Coutinho ka zgjuar interesim nga Barcelona pas largimit të Neymar për në Paris Saint-Germain, përcjell “lajmi.net”.

“Philippe do të mbetet anëtar i Liverpoolit pas mbylljes së afatit kalimtar të verës”, thuhet në vazhdim të njoftimit. /Lajmi.net/