Sport

Fitore e madhe e Vardarit kundër Fenerbahçe

Ekipi i Vardarit të Maqedonisë mbrëmë në “Telekom Arena” fitoi ndaj ekipit turk Fenerbahçe me rezultat 2:0, me të cilin siguroi përparësi të madhe për renditjen në fazën e grupit të Evropa Ligës.

133819858

Golin e parë e shënoi Tigran Barsegjan në minutën e 20-të dhe rezultati përfundimtar u vendos në minutën e dytë të vazhdimit të ndeshjes së gjyqtarit me autogolin e Mehmet Topallit i cili duke ia kthyer topin bashkë lojtarit Idriz Kamenit  gabimisht qëlloi në rrjetin e ekipit të tij.

Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardshme (24 gusht).