Sport

E thotë edhe mjeku i Brazilit: Coutinho e do Barcelonën

Mjeku ekipor i kombëtares braziliane, Michael Simoni ka thënë se Philippe Coutinho dëshiron të largohet nga Liverpooli dhe t’i bashkohet Barcelonës.

coutinho

Në një prononcim për RAC1 mjeku tjetër i kombëtares thotë se braziliani dëshiron Barcelonën.

Sipas tij ai ka pasur probleme në shpinë nga stresi për shkak të së ardhmes, por tash është në rregull.

“Kur ai ta di të ardhmen e tij, ai do të jetë mirë”.

“Ai nuk ka ndonjë shqetësim, ai do të luaj me Brazilin. Lojtari dëshiron të shkojë te Barcelona dhe nuk është i lumtur që e ardhmja nuk është definuar”.

“Lojtari preferon të jetë te Barcelona”, u shpreh Simoni.

Liverpooli besohet se ka refuzuar secilën ofertë deri tash për Coutinhon, por një tjetër ofertë pritet të bëhet gjatë ditës. /Telegrafi/