Sport

“Chelsea do pendohet që e largoi të riun”

Moderatori i njohur i “SkySports” Jampe Redknapp ka thënë se Chelsea do të pendohet që lejoi të riun Dominic Solanke të largohet drejt Liverpool gajtë merkatos së kësaj vere.

diego-costa-643527

Blutë po ashtu larguan edhe Nathaniel Chalobah për te Watford, Nemanja Matic drejt Manchester United, teksa Diego Costa pret ende të mësojë destinacionin e tij.

“Shumë flasin për Costan dhe Matic por unë besoj se largimi i Solankes është ajo që Chelsea duhet të shqetësohet më shumë. Kur unë e takova atë para dy vitesh më tha se kërkon të formohet si një lojtar agresiv, njësoj si Costa”, u shpreh Redknapp.