Sport

Cavani: Me Neymar s’kam pse të jem shok

Para disa javësh patën një debat në fushë mes tyre se kush do e gjuante penalltinë dhe kjo bëri një bujë të madhe. Dyshja Neymar-Cavani që po udhëheq PSG drejt sukseseve këtë sezon, ku parizienët kanë njohur vetëm fitore duket se nuk kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre. Këtë gjë në njëfarë mënyre e konfirmon edhe sulmuesi uruguajan që shprehet.

960-770x470

“Me Neymar nuk kam pse të jem shok. Ne thjesht duhet të jemi profesionistë dhe të sillemi si të tillë në fushën e lojës. CCfarë ndodh jashtë fushe nuk ka rëndësi, secili ka jetën e tij dhe mund të bëjë ccfarë të dojë. Nuk është e thënë të jemi miq.”

Fjalë këto që vërtëtojnë edhe njëherë së situata mes brazilianit dhe uruguajanit është ende e “nxehtë”.