Sport

Cavani e dërgoi në ‘djall’ Neymarin, por ja si kishte vepruar Messi me brazilianin? (VIDEO)

Paris -Saint – Germain realizoi fitoren e radhës në Ligue 1 ndaj Lyonit me rezultat 2-0 me golat e Edinson Cavano nga pika e bardhë dhe me autogolin e Morel, transmeton Sovrani.info.

cavani-neymar-640x300

Përkundër se në këtë ndeshje nuk shënoi gol, braziliani Neymar u bë protagonist i ndeshjes tek penalltia e dhënë në favor të PSG-së.

Si zakonisht topin e merr Cavani, por aty shkon dhe ofrohet Neymar i cili kërkon t’a gjuajë atë. Reagimi i sumuesit nga Uruguaji ishte i ftohët duke ia bërë me dije se kjo është ‘puna e tij’ dhe se nuk ke se çfarë kërkon më tepër.

Nuk dihet nëse kjo mund të quhet një fillim i krizës mes shumë yjeve atje, por duhet te kthehemi dhe të kujtojmë kohën kur Neymar luante tek Barcelona dhe aty ishte një yll i padiskutueshëm si Lionel Messi që e kishte ekskluzivitetin e goditjeve të penalltive.

Ishte sezoni 2014/15 kur Barcelona luante ndaj Cordobas, Messi kishte realizuar dy gola dhe mund t’a kompletonte hat-trikun e tij, madje ishte edhe në garë të ngushtë me Cristiano Ronaldon për golashënuesin më të mirë, por ia dorëzoi topin Neymarit për t’a gjuajtur penalltinë të cilën e kishte fituar vetë

Mund të marrësh milionat, por jo edhe të gjesh edhe një tjetër bashkëlojtar si Messi.