Sport

Bardhi mes 10 shënuesve më të mirë në La Liga: Ia kalon Ronaldos! (FOTO+VIDEO)

Enis Bardhi po vazhdon me paraqitjet e shkëlqyeshme në ekipin e Levantes. Reprezentuesi i Maqedonisë të dielën shënoi edhe një gol në ndeshjen kundër Eibar si mysafir, duke sjell skuadrën e tij në epërsi prej 0-2 në minutën e 37-të të pjesës së parë.

bardhi

Ndeshja në fund përfundoi pa fitues 2-2. Bardhi edhe njëherë tregoi se është i pjekur për ndeshje të mëdha. Përvec golit, Bardhi me lojën e tij ishte ndër më të mirët në ekipin e Munjiz, dhe ishte lider i vërtet, pasi nga ai fillonin të gjitha aksionet e Levantes.

13198-bardi-megju-top-10-strelci-vo-la-liga-ronaldo-suarez-i-grizman-se-zad-nego-foto

22-vjecari tani ka katër gola dhe gjendet në mesin e 10 shënuesve më të mirë në La Liga. Përvec ndaj Eibar, futbollisti ynë ka shënuar edhe Deportivos, Valencias dhe Real Sociedad, kurse interesant është se pas tij në renditjen e golashënuesve gjenden emrat e mëdhenj si Luis Suaerez (3), Antonio Griezman (3), Garett Bale (2) dhe Cristiano Ronaldo (1 gol).

Gjithashtu, adhuruesit e Bardhit në Spanjë kanë llogaritur se shqiptarit i nevojiten 143 minuta lojë që të shënoj gol, një statistikë shumë më e mirë se e yjeve të lartpërmendur të Barcelonës, Realit dhe Atletiko Madridit./