Sport

Auba: Milani më interesonte por..

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e fsheh faktin se ka negociuar kalimin te Milani në verë dhe se rikthimi te kuqezinjtë ishte një dëshirë e tij e madhe.

auba

Sulmuesi i Dortmundit rrëfen se Milani e ka kontaktuar duke i bërë një ofertë dhe se ishte shumë i interesuar për projektin e klubit por në fund nuk u realizua. Sipas tij ishin shumë arsyet e dështimit të këtij transferimi të cilat nuk i bëri të ditur por tha se tani është i fokusuar të bëjë më të mirën me Dortmiundin.