Sport

Arrihet akordi mes Chelseat dhe Atletico Madridit

Diego Costa pritet që ta veshë përsëri fanellën e Atletico Madrid.

diego-costa-643527

Sipas mediave spanjolle, Los Colchoneros, kanë arritur marrëveshje me Chelsea në vlerën e 55 milionë eurove dhe 10 të tjera bonuse.

Sulmuesi kishte pasur mosmarrëveshje me trajnerin Antonio Conte dhe që nga ajo kohë ai nuk lejohet të stërvitet me skuadër.

Atletico Madridi ishte i bllokuar për transferimin e lojtarëve dhe në janar kjo embargo hiqet.

Lojtari do të arrijë në janar në klubin e ri ku ka qenë edhe më parë.

Para tri vitesh Costa kishte kaluar te Chelsea për 38 milionë euro ku kishte fituar dy tituj.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë të re me klubin deri në vitin 2021.

Marrëveshjen e ka mbyllur agjenti i lojtarit Jorge Mendes që ka punuar shumë që negociatat të mbyllen me sukses.