Republika

Zhbogar dhe Jazbec prezantuan projektet e BE-së në Tetovë në kuadër të fushatës “BE-ja për ju”

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot i priti ambasadoin e BE-së, Samuel Zhogar dhe atë të Sllovenisë, Milan Jazbec, njofton Telegrafi Maqedoni.

arifi

Me këtë rast, Arifi falënderoi BE-në për projekte të financuara dhe posaçërisht për projektin për menaxhimin me ujërat e zeza.

”Sot pritëm ambasadorët e BE-së dhe atë slloven. Biseduam për sa i përket programeve dhe bashkëpunimit që kemi. Dëshiroj t’i falenderoj për përkrahjen e vazhdueshme nëpërmjet programeve zhvillimore të BE-së që fillon me programin IPA, që fillon me investimin e stacionit të filtrimit të ujit. Orientimi ynë proevropian do të vazhdojë edhe në të ardhmen, du ke qënë jo vetëm miq, por edhe bashkëpunëtorë në të ardhmen. E falënderoj ambsadorin slloven për sa u përket programeve zhvillimore dhe bilaterale. Sllovenia ka qenë dhe mbetet vend mik i vendit tonë dhe përkrahës i zhvillimit të qytetit tonë”, deklaroi Arifi.

Ambasadori Zhbogar tha se vizitat i japin pasqyrim dhe perspektivë për çështjet me rëndësi të komunave.

”Sot në Tetovë jam në kuadër të projektit ‘BE-ja për ju’. Mendoj se nuk ekziston mënyrë më e mirë që një diplomat për ta kryer mandatin e tij. Këto vizita më japin perspektivë më të mirë për çështjet e rëndësishme me të cilat ballafaqohen qytetarët. Ne si diplomatë në Shkup merremi me çështje politike të mëdha, shpeshherë dramatike, të cilat mbizotërohen nga emocionet. Kur shkojmë në komuna takohemi me qytetarë, pa marrë parasysh origjina e tyre etnike, gjërat met ë cilat ata preokupohen janë ato të punës, ajri i pastër, uji i pastër, pastrimi i ujrave të pastra, që kanë rëndësi për standardet e jetës së njerëzve. Ne si BE angazhohemi dhe bashkëpunojmë me komunat për realizimin e projekteve të këtilla dhe unë me padurim pres bashkëpunim të ardhshëm me komunat tuaja”, deklaroi Zhbogar.

Edhe ambasadori slloven, Jazbec u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me komunën e Tetovës dhe kryetaren Teuta Arifi.

“Jam i kënaqur të jem këtu si ambasdor i Sllovenisë në Maqedoni. E kam filluar mandatin së bashku me Zhbogarin në të njëjtën kohë dhe e njohim njëri-tjetrin që më parë. Është përvojë e mirë që të jem ambasador, por paraqet edhe përgjegjësi të madhe. Është hera e dytë në Tetovë dhe kemi komunikim të mirë me komunën e Tetovës dhe kryetaren Arifi. Herën e parë me zonjën Arifi jemi takuar në nëntor dhe që të dy jemi të interesuar për libra, pasi që jemi profesorë. Diplomacia ka fushë të gjërë aktivitetesh. Shpresoj që herën tejtër të vij në Tetovë për të promovuar librin tim. Shprsoj se do të kemi aktivitete të rëndësishme në të ardhmen”, tha mes tjerash ambasadori slloven, Jazbec.