Republika

Visar Ganiu shpalos strategjinë për zhvillimin e komunës së Çairit (VIDEO)

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit në zgjedhjet lokale, Visar Ganiu sot ka prezantuar strategjinë e zhvillimit të komunës së Çairit. Ai përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin “Facebook” e ka ndarë programin në shtatë shtylla kryesore dhe se ai është sjellë duke grumbulluar informacione nga takimet me qytetarët.

visar

“Fusha e arsimit është lëmi e rëndësishme, do të ndërtohen, riparohen, rikonstruohen dhe do të jenë energjetikisht efikase 14 objekte, do të ndërtohen dy foshnjore të reja, do të ndërtohet bibliotekë e re, ndërsa në fushën e efikasitetit energjetik do të punohet në rikonstruimin e një numri të madh të ndërtesave në Çair. Nga fusha e sportit stadiumi i Shkupit komplet do të rikonstruohet dhe do të ndërtohet një tribunë e re si dhe do të rikonstruohet edhe palestra sportive “Partizan”. Objekti i vjetër i pishinës që graviton në komunën e Çairit gjatë mandatit tim do të jetë pishinë moderne për rekreacion”, ka thënë Ganiu,

Sa i takon pjesës së parkingjeve, elaboron më tej ai, që është problem i madh në komunën e Çairit do të ndërtohen dy garazhe të reja në kate, ndërsa në sheshin “Skëndërbej” do të ndërtohet parking nëntokësor.

Në pjesën e Kulturës do të ndërtohet një objekt i ri si qendër kulturore për të rinj, ndërsa në fushën e Shëndetësisë planifikon që të ndërtojë Klinikë të re për fëmijë. Në komunikacion do të ndërtohen 16 rrethrrotullime të mëdha dhe të vogla, të gjitha këto projekte nëse në zgjedhjet lokale, siç thotë,e fiton besimin e qytetarëve për mandatin 2017-2021.