Republika

Thellohet bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe Bajram Pashës

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta realizoi takim me kryetarin e Komunës Bajram Pasha të Stambollit, Atila Ajdiner.

pasa

Gjatë takimit u diskutuan raportet dhe bashkëpunimi mes dy komunave që datojnë nga viti 2005 nga mandati i parë i kryetarit të Komunës së Gostivarit.

Në këtë drejtim u përmend bashkëpunimi për rindërtimin e Shkollës fillore periferike “Mustafa Kemal Ataturk”, në fshatin Banjicë, ndërkohë që u shikuan mundësitë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta vuri në dukje që vizita ishte kthyese dhe në shenjë respekti për ndihmën e ofruar deri më tani.

Gjatë vizitës, tha Bejta, vizitova shumë qytetarë me prejardhje nga Gostivari që jetojnë dhe veprojnë në Stamboll.

Komuna Bajram Pasha disa vite me radhë po organizon iftarin kolektiv në qytetin e Gostivarit. Kjo traditë do të vijojë edhe sivjet për iftare të përbashkët me qytetarët e Gostivarit.

Në fund të takimit, homologët këmbyen dhurata me simbolet e vendeve respektive.