Republika

Tetë persona janë lënduar lehtë në tetë aksidente në Shkup

Tetë persona janë lënduar lehtë në tetë aksidente rrugore në njëzetë e katër orët e kaluara në Shkup. Katër aksidente kanë qenë me dëm material.

aksidente

Siç informon SPB, policia rrugore ka sanksionuar dy drejtues të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, tre drejtues të cilët kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe gjashtë drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi ose automjetin e kanë pasur të paregjistruar. Janë kapur edhe 53 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 67 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit motorik dhe të këmbësorëve.

Në kuadër të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Sektori për parandalim në kuadër të SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në SHFK “Vëllezërit Milladinov” me nxënësit e klasës së dytë.

Për nesër me fillim në orën 17:30 në Qendrën sportive “Jane Sandanski” është paralajmëruar ndeshje në hendboll midis KFH Vardar dhe Astrahanoçka nga Rusia në kuadër të Ligës së kampionëve me ç’rast do të ndërmerren masa përkatëse për sigurinë në komunikacion.