Republika

Shpat Iseini, kandidat i RDK-së për kryetar të komunës së Gostivarit

Iniciativa e rinisë së Gostivarit së RDK-së dhe UNITETI bashkarisht, në emër të Aleancës për Shqiptarët, kanë vendosur që ta përkrahin zyrtarisht iniciativën e rinisë së Gostivarit për ta kandiduar për kryetar të komunës së Gostivarit, djalin e dëshmorit të ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, Shpat Iseinin.

rdk

RDK apelon dhe shpreson që kësaj iniciative t’i bashkangjiten të gjithë subjektet tjera, organizatat e ndryshme qytetare, të gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit pa dallim, të përkrahin përfaqësimin e denjë të gjeneratës së re, Shpat Iseinin dhe të hapin një faqe të re të historisë së komunës së Gostivarit, njofton Shërbimi për Informim i RDK-së.