Republika

Rruga Mavrovë-Dibër te Ura e Mullisit në ndërprerje nga ora 13:00

Aksi rrugor Mavrovë-Dibër në pjesën nga Ura e Mullisit deri te f. Dolno Kosovrasti sot nga ora 13.00 deri në orën 17:00 do të jetë në ndërprerje në dy akset rrugore.

pat

Ndërprerja, siç kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, është për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore.

Në akset tjera rrugore nëpër shtet komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.