Republika

Qyteti i Shkupit: Nuk është paraparë që mbi shatërvan të kalojnë automjete të rënda

Qyteti  i Shkupit ka reaguar në lidhje rastin e ngecjes së një kamioni në sheshin ”Maqedonia”.

kamionifontane

”Dëshirojmë të theksojmë se sipërfaqja te shatërvani në sheshin ”Maqedonia” është ndërtuar sipas të gjitha standardeve për ndërtim të llojit të këtillë të shatërvanëve. Shatërvanët të tillë nuk janë të parapar që mbi to të kalojnë automjete, posaçërisht të rënda, dhe se shoferi ka qenë i paralajmëruar më herët që drejtimi në atë pjesë është i ndaluar”, thekson Qyteti i Shkupit.