Republika

Pa ujë nesër një pjesë e komunës Qendër

Për shkak të defektit të ventilit në shahtin në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” nesër prej orës 10:00 pa ujë do të jenë një pjesë e rrugëve “Debarca”, “Nikolla Trimpare” dhe “Kosta Kirkov” në komunën Qendër.

cesma-voda

Qendra rajonale për menaxhim me kriza, duke iu referuar njoftimit nga “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, informon se ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e intervenimit.