Republika

Një delegacion qeveritar viziton Porojin

Për vizitë në komunën e Tetovës dhe në fshatin Poroj të goditur nga vërshimet qëndroi sot delegacioni qeveritar i udhëhequr nga  ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministri i Bujqësisë Lupço Nikolovski, ministri i Drejtësisë Bylent Saliji si dhe ministri për investime të huaja Ramiz Merko.

133727548

Nga ana e të pranishmëve u raportua se në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhim dhe mbarëvajtje të procesit të vlerësimit të dëmeve në infrastrukturë dhe tokë bujqësore, me ç’rast këto 2 komisione nga dita e sotme janë në terren duke bërë vlerësimet fillestare.

Në mbledhje urgjente të qeverisë e cila do të mbahet sot pasdite me kërkesë së Komunës së Tetovës do të bëhet përcaktimi i lokacionit në të cilin do të transportohen dhe deponohen prurjet e dheut nga vërshimet.

Gjithashtu si kërkesë emergjente e banorëve do të parashtrohet ndërtimi sa më i shpejtë i urës së drurit e cila pësoi gjatë vërshimeve.

Ekipet e NPK Tetova sot dita e dytë janë duke punuar intensivisht në mënjanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit, kurse komuna e Tetovës vazhdon me aksionin e shpërndarjes së ujit teknik dhe ujit të pijshëm për nevojat e qytetarëve.