Republika

Në Shkup gjatë fundjavës 39 aksidente, 35 persona të lënduar

Tridhejtë e pesë persona janë lënduar më lehtë në 16 nga gjithsejt 39 fatkeqësi komunikacioni të regjistruara gjatë tre ditëve në rajonin e Shkupit. Nëntëmbëdhjetë fatkeqësi janë me dëme materiale.

aksidente

Policia rrugore të premten ka kryer ekspertiza të 20 fatkeqësive në komunikacion. Në 10 prej tyre lëndime të lehta kanë marrë 25 persona, ndërsa nëntë fatkeqësi janë me pasoja të dëmeve materiale.

Siç informoi inspektori i pavarur, Dragan Veljanovski, të shtunën është kryer ekspertizë e 11 fatkeqësive rrugore. Në katër prej tyre nëntë persona janë me lëndime më të lehta. Katër fatkeqësi janë me dëme materiale.

Dje, ndërkaq, është kryer ekspertizë e tetë fatkeqësive, prej të cilave në dy fatkeqësi, lëndime më të lehta kanë marrë tetë persona, ndërsa gjashtë janë me dëme materiale.

Gjatë tre ditëve të kaluara, policia rrugore ka sanksionuar tetë vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, nëntë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 17 vozitës të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk kanë përdorur rripin e sigurimit apo kanë prëdorur celularin.

Janë sanksionuar edhe 14 vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm, gjatë këtyre tre ditëve janë mënjanuar 143 automjete në masë më të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit të këmbësorëve ashtu edhe atë motorizues.