Republika

Ndërprerje disaorëshe e rrugës Mavrovë – Dibër

Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” kumtoi sot se nga ora 13 deri në 17 do të jetë në ndërprerje rruga Mavrovë – Dibër në pjesën afër Urës së mullisit deri në fshatin Kosovrast i Poshtëm.

ur

Shkak për ndërprerjen është kryerja e aktiviteteve punuese, respektivisht asfaltimi i kësaj pjese të rrugës.