Republika

Më shumë lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike

Një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Radishan dhe banorëve të fshatrave të Shkupit, Smillkovc, Creshevë dhe Viniçë nesër prej orës 8:25 deri në orën 15 do të jenë pa energji elektrike.

struja

Pa energji elektrike në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 11 nesër do të mbeten objekti i poliklinikës Çair, një pjesë e shfrytëzuesve nga Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe hoteli “Arka” në komunën e Çairit.

Në periudhën prej orës 9 deri në orën 12 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Koço Racin” blloku 9 – mes kopshtit dhe marketit “Tineks” në komunën qendër, si dhe shfrytëzuesit e rrugës “Ilija Dimovski”, numri 11, 13, 15, 17 dhe 19 në komunën e Aerodromit.

Prej orës 9 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Mançu Matak” numër 13 dhe 33 në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa prej ora 12 deri në orën 15 shfrytëzuesit e bulevardit “Brigada e tretë maqedonase” në komunën e Aerodromit, pjesë nga fshati Saraj dhe QT Omer Kompani në komunën e Sarajit.

Shfrytëzuesit e rrugës “Ernest Telman”, komuna e Aerodromit në periudhën prej orës 12:30 deri në orën 15:30 do të jenë pa energji elektrike.

Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve në rrjetin elektronik.