Republika

Legalizohen rreth 30 për qind e ndërtimeve pa leje në rrethinën e Dibrës

Në komunat Dibër, Qendrën Zhupë dhe Mavrovë Rostushë nga gjithsej 9.869 kërkesat e dorëzuara për legalizim përfundimisht me janarin e këtij viti janë legalizuar 2.954 objekte funksionale të ndërtuara pa leje ose 30 për qind nga ndërtimet e regjistruara ilegale.

diber

Në komunën Dibër, në të dy afatet, në vitin 2011 dhe në periudhën dhjetor 2015- mars 2016, janë dorëzuar gjithsej 3.187 kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje.

Sipas Petrit Paçukut, udhëheqës në sektorin për urbanizëm, nga numri i përgjithshëm i vendime pozitive janë dhënë për 972 objekte.

“Në sektorin për urbanizëm në komunën Qendra Zhupë, në të dy afatet janë dorëzuar 2.092 kërkesa për legalizim. Nga numri i përgjithshëm vendime pozitive janë dhënë rreth 30 për qind nga dorëzuesit e kërkesave dhe janë regjistruar në Agjencinë për kadastër të patundshmërive. E shfaqur në shifra janë legalizuar 589 ndërtime pa leje”, thotë Shain Shaqir, udhëheqës i sektorit për urbanizëm.

Në sektorin me menaxhim me tokë ndërtimore pranë komunës Mavrovë Rostushë, sipas udhëheqësit Haris Ibraimi, janë dorëzuar 4.590 kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje. Janë dhënë 1.393 vendime, gjegjësisht pozitivisht janë zgjidhur mbi 30 për qind nga numri i përgjithshëm i kërkesave.

Në tre komunat mbi 500 kërkesa janë në vijim të zgjidhjes.

Nga sektorët për urbanizëm në këto komuna e theksojnë të njëjtin vlerësim se dinamika e ngadalshme në zgjidhjen e kërkesave para së gjithash është rezultat i mosazhurnimit të qytetarëve, para së gjithash për shkak të elaboratëve të padorëzuar gjeodezik, ndërsa një numër shumë i vogël për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore-juridikie.