Republika

Trajanovski dha llogari për projektet e realizuar në 4 vitet e kaluara

koce-trajanovski

Kryetari i Qytetit te Shkupit ,Koce Trajanoski sot e hënë më datën 21.08.2017 mbajti pres-konferencë me anë të së cilës dha llogari për projektet e realizuara në 4 vitet e fundit, ose më saktë për periudhën nga viti 2013 deri ne vitin 2017.

Kryetari Trajanovski si projekte më të rëndësishëm i zgjodhi zgjerimin dhe rekonstuimin e bulevardeve dhe rrugëve ,ndërtimin e ujësjellsave, si dhe rrjeteve fekale dhe atmosferike,përmirësimin e punës së ndërmarjeve publike,rrugët e reja për biçikleta, investimet në shkollat e mesme dhe institucioneve kulturore dhe shumë të tjerë, për të cilat është kompetent qyteti i Shkupit.

-Në 4 vitet që kaluan kemi realizuar disa qindra projekte në fusha të ndryshme në të gjithë teritorin e Shkupit.Në drejtim të zvoglimit të problemeve me trafikun , në 4 vitet që kaluan zgjeruam dhe ndërtuam 14.449 metra rrugë dhe bulevarde, dhe veçanërisht jam krenar me zgjerimin e pjesës së tretë të bulevardit “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Karposh, zgjerimin e bulevardit “Partizanski Odredi” në afërsi të kishës ”Shën Pjetri dhe Pavle” në Gjorçe Petrov, zgjerimin e pjesës së parë të bulevardit “Brigada e tretë Maqedonase”, zgjerimin e rrugës Maxhari, si dhe faza e parë e ndërtimit të bulevardit “ASNOM”.

Përveç këtyre,u rekonstruan rrugë dhe bulevarde me gjatësi prej 19.784 metra, ndër të cilëve bulevardi “Jane Sandanski”, në rrugët “Kemal Sejfulla”, “Gjorçe Petrov”,” Heronjtë e Popullit”, “Alija Avdoviq”, “Saraj” dhe shumë të tjerë.Në këtë mandat në këtë drejtim janë ndërtuar 3 rethrotullime, në bulevardin “Partizanski Odredi” tek “Porta Vllae”, në rrugën “Llazo Trpovski” midis komunave Çair dhe Butel, si dhe rethrotullimi tek “Brigada e 16 Maqedonase” midis Autokomandës dhe Zhelezarës.Përveç këtyre projekteve të realizuara, për momentin në Shkup janë duke u realizuar edhe shumë punë ndërtimore, prej të cilëve afër finalizimit janë dhe zgjerimi i fazës së tretë të Bulevardit “Boris Trajkovski”, fazën e dytë të bulevardit ” Brigada e tretë Maqedonase “, bulevardi “Kristian Todorovski Karposh” në pjesën Çairit dhe Butelit, si dhe bulevardi “Sërbia” deri tek rruga “Hristo Tatarcev”, dhe zgjerimin e rrugës “Todor Aleksandrov”. Aktualisht rekonstruohen dhe shumë bulevarde e rrugë, ku si më të madhaja mund të veçohen faza e parë të rikonstruimit të bulevardit “Vasco Karangelevski” në Aerodrom , bulevardi “Partizanski Odredi” që nga kryqëzimi me rrugën “Franklin Roosevelt” deri tek kryqëzimi me Bulevardin ” 8 shtator”, rikonstruksionet e rrugëve kryesore në Glumovo dhe faza e dytë e rrugës “Saraj” në Komunën Saraj, rrugët “Alexander Urdarevski” dhe “Brigada e tretë Maqedonase” në Butel, rruga “Kemal Ataturk” në Çair dhe shumë të tjerë – tha kryetari Trajanovski.

Përveç infrastrukturës rrugore, kryetari Trajanovski ка adresuar dhe infrastrukturën publike e cila ësht restauruar dhe ndërtuar gjatë 4 viteve të fundit nga Qyteti i Shkupit, si dhe projekte për të përmirësuar transportin publik dhe lëvizshmërinë në Shkup.

-Katër vitet e kaluara, në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Ujësjellës dhe Kanalizime”, ndërtuam rreth 82 km rrjet të furnizimit me ujë, rreth 40 km kanalizim dhe rreth 30 km kanalizime atmosferike. Në kushtet e shërbimit të autobusëve publik, ne kemi bërë një progres të madh, ku kemi prezantuar një sistem të ri për pagesën elektronike të biletave dhe vendndodhjen automatike të automjeteve që ka kontribuar në një transport publik më modern dhe më cilësor për qytetarët. Përveç kësaj, në Shkup ka nisur funksionimi Qendrës së menaxhimit dhe kontrollit të trafikut, me të cilën trafiku rrugor është përmirësuar dukshëm. Kur jemi tek projektet, një sërë projektesh janë bërë në zhvillimin e trafikut të çiklizmit, ku një nga më të rëndësishmet është projekti për përmirësimin e infrastrukturës së çiklizmit në Shkup “Shkup Velograd.” Me këtë projekt formohet një rrjet efektiv të rrugëve të shënuar për çiklizëm, të cilat do të lidhen dhe do të jenë të disponueshme për përdorim nga çiklistët. Deri në fund të vitit 2017, kemi në plan për të ndërtuar dhe rindërtuar 51 kilometër rrugë për çiklistët në Shkup. Si një nga projektet për ta promovuar biçikletën, është edhe dhënia e subvencioneve për blerjen e biçikletës, ku këtë vit ne kemi dhënë 10 milionë denarë, ose 2.600 qytetarë morrën subvencione për blerjen e biçikletave të reja. Përpjekjet tona për modernizimin e trafikut dhe lëvizshmërisë u shpërblyen me titullin “Trofeu Qytetar” për politikat proaktive për transport të qëndrueshëm, lëvizshmëri normale dhe transport publik efikas, dhe në vitin 2016 jemi përzgjedhur si finalistë në garën për të fituar titullin për mobilitet Evropian që jepet nga Komisioni Evropian – shtoi Trajanovski.

Kryetari Trajanovski i’u referua edhe projekteve në fushën e mjedisit, ku adresoi parqe të reja të ndërtuara dhe hapësirave të gjelbra, dhe pemë të reja të mbjella.

– Këto 4 vjet, në seksionin e mjedisit dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, Qyteti i Shkupit për herë të parë siguroi një makinë për transplantimin e pemëve dhe një makinë tjetër me të cilën, pemët do të jenë të mbrojtur dhe do të mund të transplantohen lehtë në një vend tjetër, dhe jo të priten. Ajo që për mua është veçanërisht e rëndësishme për hapësirat publike të gjelbra, është se qyteti i Shkupit ka mbjellë 256,000 pemë gjetherrënëse dhe pemë me gjelbërim të përjetshëm, të blera me paratë e Komunës së Shkupit. Gjatë katër viteve të fundit në qytet janë ndërtuar mbi 330,000 metra katror zona të reja të gjelbra, ku si më të rëndësishme që unë mund ti veçoj janë parku i ri në lagjen Aerodrom përgjatë “Bulevardit ASNOM”, 3 zonat e reja të gjelbra tek Parku “Maqedonia”, përgjatë Bulevardit “Metropoliti Theodosi Gologanov” dhe shumë të tjerë – tha Trajanovski.

Qyteti i Shkupit, 4 vitet e fundit ka investuar në rindërtimin e shkollave të mesme dhe institucioneve kulturore publike, të cilat janë nën juridiksionin e qytetit, si dhe në sektorin e sportit dhe mbrojtjen sociale.