Republika

Komuna e Kumanovës shkel dygjuhësinë, nuk njeh gjuhën shqipe

Komuna e Kumanovës nuk respekton dygjuhësinë dhe kjo ndodhë edhe në njërën nga ndërtesat e saj komunale, që brenda një periudhe të shkurtër u mor me qira për vendosjen e shërbimeve komunale, informon INA.

kumanov

Në tabelën hyrëse të objektit ku janë të vendosur inspektoratet komunale figuron vetëm mbishkrimi në maqedonisht, ndërsa askund nuk është gjuha shqipe. Ky reagim vjen nga qytetarë të cilët kanë shkruar në adresë të INA.

“Jemi habitur se si nuk e përdorin gjuhën shqipe. Kjo ndodhë edhe në raste tjera. Por na habit ky fakt se si kjo ndërtesë u mor me qira tani shpejt, por si u vendos tabela vetëm maqedonisht. Çfarë porosie duan të çojnë me këtë dhe a është ndonjë provokim kjo”, ka shkruar për INA, një kumanovar.

Sipas ligjit për gjuhët, gjuha shqipe është zyrtare në komunën e Kumanovës, por ajo shumë pak ka gjetur zbatim praktik.