Republika

Inaugurohet Xhamia e re në fshatin Debresh, Bejta: Objektet fetare asnjëherë nuk do të mbesin shkretë

Me organizimin e një ceremonie solemne të dielën në fshatin Debresh u inaugurua objekti i Xhamisë së re “Rabia”, e ndërtuar me kontributin e banorëve të fshatit.

xhami

I pranishëm në këtë ceremoni ishte Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili para të pranishmëve shprehu lumturinë e tij që në kohën e qeverisjes së tij në territorin që mbulon Komuna e Gostivarit po ndërtohen shumë Xhamia të reja, thuhet në kumtesë.

“Ndërtimi i objekteve fetare është një vlerë e madhe për shoqërinë tonë. Objektet fetare asnjëherë nuk do të mbesin shkretë. Xhamitë do të vizitohen sa të ketë besimtarë mbi tokë”, tha Bejta, i cili me këtë rast drejtuesve të Xhamisë dhe Muftinisë së Gostivarit u ndau lejen e ndërtimit, krahas vendimin që Bashkësisë Fetare Islame t’i dhurohet toka ku u ndërtua objekti i Xhamisë së Re.

Për kontributin e tij në zhvillimin e jetës fetare në territorin e Komunës së Gostivarit, mirënjohje publike shprehën kryetari i Bashkësisë Fetare Islame – BFI, Sulejman Rexhepi dhe Muftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu.

Në shenjë falënderimi për angazhimin e dhënë kryetarit Bejta iu nda mirënjohje nga prijësit e Bashkësisë Fetare Islame – BFI.