Republika

Arifi: Qytetarët po keqpërdorin ujin

Pas publikimit të lajmit në televizionin Alsat për mungesë të ujit për pije në disa lagje të qytetit të Tetovës, ka reaguar sot kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, duke theksuar se në Tetovë nuk ka mungesë të ujit për pije, por ka keqpërdorim të madh.

teuta
Sipas saj problemi qëndron edhe tek ligji, i cili nuk ka klauzolë që do të mundësonte ndëshkimin e personave që keqpërdorin ujin. Ndërkohë që si zgjidhje afatgjate të problemit ka paralajmëruar ndërtimin e një pishine për akumulimin e ujit në lagjen Bregu i Diellit.
NE KEMI NXJERR MË SHUMË GRUPE JO VETËM TË INSPEKTORATIT POR NË BASHKËPUNIM ME NPK, POR, JANË BOSHLLËQET LIGJORE QË MUNDËSOJNË QË NJERËZIT TË BËJNË KEQPËRDORIME, MIRËPO MASAT NGA INSPEKTORATI DO FORCOHEN, DHE AJO QË ËSHTË MË E FUQISHMJA DUHET FORCOHET VETËDIJA JONË E PËRGJITHSHME – DEKLAROI TEUTA ARIFI. KRYETARE E KOMUNËS SË TETOVË.
Megjithatë, problemi i banorëve nuk është vetëm sjellja e sasisë më të madhe të ujit, por edhe mungesa sistemit të ujësjellësit dhe punëve të tjera që duhet bë në lagjen Bregu i Diellit.
“Po nuk kam ujë ka katër ditë, ndonjëherë kur vjen ka. Për të pi ujë blejmë qashtu furnizohemi. Nga komuna asnjëherë nuk vinë, vetëm votime kur mbahen”.
Arifi këto komente i bëri sot, gjatë inspektimit të punëve në stacionin për filtrimin e ujit, që është pjesë e sistemit të ri të ujësjellësit. Arifi sot, për të tretën herë ka premtuar se, deri kah fundi i javës, ky sistem i ri i ujësjellësit do vihet në funksion.