Rajoni

Serbia do të hapë dy kapituj të ri nga bisedimet për anëtarësim në BE

Serbia sot në Bruksel do t’i hapë kapitujt 7 dhe 29 nga bisedimet për anëtarësim të vendit në BE, njofton Tanjug.

serbia

Delegacionin serb në bisedime do ta udhëheq ministrja për Eurointegrime, Jadranka Joksimoviq, e cila deklaroi se kapitujt për të drejtat autoriale dhe pronësi intelektuale dhe për doganat janë shumë të rëndësishme për Serbinë.

“Kjo është diçka që do të kontribuojë për zhvillimin e ekonomisë të bazuar në dituri”, tha Jaksimoviq në vigjilje të konferencës së sotme e gjashta me radhë negociuese mes Beogradit dhe Brukselit.

Kjo është hapja e dytë e kapitujve të ri nga bisedimet mes Serbisë dhe BE-së, pasi që në shkurt, gjithashtu u hapë dy kapituj. Pas konferencës së sotme, Serbia do të hapë 10 nga gjithsej 35 kapituj, nga marrëveshja për anëtarësim në BE.