Rajoni

Serbi: Zbulohet droga 800 herë më e fortë se marihuana

Në një aksion të përbashkët të policisë serbe dhe Ministrisë së Shëndetësisë është zbuluar dhe konfiskuar drogë e re e cila është 800 herë më e fortë se marihuana.

droig

“Bëhet fjalë për një substancë, kanabionid sintetik (5F-MDMB-RINASA) e cila te njerëzit mund të shkaktojë prishje të rëndë të shëndetit”, deklaroi për gazetën “Blic” Jelena Jankoviq, udhëheqëse e Qendrës për paralajmërim të hershëm për substanca të reja psikotrope pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ky është lajm i rëndësishëm botëror, duke pas parasysh se informacionin nga Serbia përmes sistemin për paralajmërim të hershëm do ta marrin të gjitha vendet e BE-së”, theksoi Jankoviq.

Sipas saj, në Serbi kjo drogë menjëherë do të vendoset në listën e substancave të ndaluara psikotrope, ndërsa pritet që këtë ta bëjnë edhe vendet tjera.

Kjo substancë i përket grupit të substancave psikotrope të cilat mund të shkaktojnë prishje të rëndë të shëndetit të njeriut.

“Kanabinoidët sintetik kanë 100 deri në 800 herë veprim më të fuqishëm nga kanabisi dhe paraqiten në formë të rrëshirës, pluhurit të bardhë, kristaleve, vajit, përzierje të dikurshme”, shton Jankoviq.