Rajoni

Opozita serbe kundër dialogut të brendshëm për Kosovën

Opozita serbe refuzon të marrë pjesë në dialogun e brendshëm për Kosovën, që e inicioi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me vlerësimin se ai paraqet “mashtrim të opinionit” me të cilin shefi i shtetit dëshiron ta “pastrojë ndërgjegjen”.

POLITIKA Dragan Sutanovac podprecednik demokratske stranke i narodni poslanik, intervju, gost redakcije
Foto Jelena Vucetic

“Ne nuk duam të marrim pjesë në këtë farsë. Kjo është si të propozohet që të mblidhemi të gjithë dhe të bëjmë pite, pastaj Vuçiq ta marrë pjesën që e dëshiron dhe të gjithë ne ta mbajmë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur”, deklaroi mbrëmë lideri i Partisë Demokratike opozitare (DS), Dragan Shutanovac, i cili ishte mysafir në televizionin shtetëror serb RTS.

Sipas tij, dialogu për Kosovën duhet të zhvillohet në Kuvendin e Serbisë, para të cilit Vuçiq do të duhet të parashtrojë propozim zgjidhje konkrete, pas së cilës do të debatohet në seancën kuvendore.

Shutanovac, vlerësoi edhe se del se Marrëveshja nga Brukseli midis Prishtinës dhe Beogradit është “në dobi vetëm të shqiptarëve të Kosovës”.

“Janë plotësuar disa pika nga Marrëveshja e Brukselit që janë në dobi të shqiptarëve të Kosovës. Nëse në atë marrëveshje gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave serbe, nga të cilat asnjëra nuk është realizuar, shtrohet pyetja pse shërben Marrëveshja e Brukselit”, shtoi Shutanovac.

opozita2

Lideri i Partisë Demokratike opozitare të Serbisë (DSS), Millosh Jovanoviq nga ana e tij deklaroi se as partia e tij nuk dëshiron të marrë pjesë në dialogun për Kosovës, duke e vlerësuar si “farsë dhe bisedë të mërzitshme”.

Ai vlerësoi se dialogu i brendshëm është farsë jo vetëm sipas formatit, por edhe sipas esencës, derisa Serbia mbetet e përcaktuar për anëtarësim në BE.

Dialogun e brendshëm, siç lajmëroi MIA, e inicioi Vuçiq si formë e bisedës midis pushtetit, partive politike, opinionit shkencor dhe organizatave joqeveritare dedikuar ardhmërisë së Kosovës, me vlerësimin se ai është një prej iniciativave më të rëndësishme në historinë e re të Serbisë, me të cilën për herë të parë çështja e Kosovës “nuk fshihet nën qilim”.