Rajoni

Barcelona me përforcimin nga Bundesliga

Talenti i Schalkes, Leon Goretzka mund të transferohet në Barcelonë.

barca

Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, skuadra e Schalkes i ka ofruar Barcelonës yllin e ri të skuadrës,  Leon Goretzka.

Këtë veprim klubi nga Bundesliga e ka bërë pasi nuk dëshiron që Goretzka të transferohet te rivali i saj, Bayern Munich.

Goretzka ka kontratë me Schalken deri në fund të këtij sezoni. Klubi gjerman është i gatshëm t’ia shes 22 vjeçarin Barcelonës për 30 milionë euro.

Edhe Barcelona e ka vëzhguar në disa ndeshje Goretzkan, dhe nuk përjashtohet mundësia që gjatë kësaj vere ta transferoj në Camp Nou.

leon-goretzka-schalke_3986269