Përditësuar 15:45:52
Mërkurë, 31 Gusht 2016
spacer
spacer

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot ka shpallur konkursin për punësimin e 1.600 personave nga kategoria e grupeve të rrezikuara sociale në vend. Fillimisht këta 1.600 persona do të punësohen në Pyjet e Maqedonisë dhe prej atje do të tërhiqen nëpër institucionet tjera shtetërore.

gjeorgjiev-mk-500

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev tha se konkursi do të zgjas një muaj dhe se në këtë konkurs do të respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.

-Në këtë konkurs do të pranohen persona që janë të papunësuar në afat të gjatë, në kontinuitet më tepër se 10 vite nuk kanë formuar marrëdhënie pune, grupi e dytë persona që i takojnë familjeve me shumë fëmijë, grupi i tretë persona që rrjedhin nga prindër të vetëm dhe grupi i katërt persona që rrjedhin nga familje pa asnjë të punësuar, tha Gjorgjiev.

Ai shtoi se çdo njëra nga këto grupe është e përbërë nga 400 persona, të cilët do të punësohen në periudhën e ardhshme në kuadër të të gjithë institucioneve shtetërore në Maqedoni

-Të gjithë personat mund të aplikojnë dhe në procedurë adekuate do të tërhiqen në institucione tjera, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Zgjedhja e redaktorit

Han: Hap i rëndësishëm drejt përfundimit të krizës në Maqedoni

News image

Komisari për negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, në profilin e ti...

Partitë arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike

News image

Partitë arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike, informoi ambasadori amerikan...

Nga 6.000 denarë shtesë për hektar për prodhuesit e grurit

News image

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e solli Rregulloren e cila parashikon 6.000 denarë ...

  • 7 ditë