Maqedoni

ZL2017/KSHZ: LSDM fitoi në 19, BDI në tetë, Aleanca në tre, VMRO-DPMNE në dy komuna

Sipas rezultateve fillestare që i publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas numërimit të tërësishëm të votave prej të gjitha 1.517 vendvotimeve në të cilat dje u votua në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatët e LSDM-së fituan në 19 komuna, BDI në tetë, Aleanca për Shqiptarët në tre, Lëvizja  Besa në një, PDSH  në një VMRO-DPMNE në dy dhe një kandidat i një Grupit zgjedhor në një komunë.

133936644

Në Kisella Vodë fitoi Filip Temellkovski nga LSDM me 54.89 për qind të votave të fituara, ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së Johan Tarçullovski i mori 41.58 për qind.

Në Gazi Babë fitoi Boris Georgievski nga LSDM me 53.51 për qind të votave kundrejt Toni Trajkovskit nga VMRO-DPMNE me 43.09 për qind.

Në Butel fitoi Velimir Smilevski nga LSDM me 57.02 për qind vota kundrejt Darko Kosotovskit nga VMRO-VMRO me 40.15.

Në Çair shumica e qytetarëve ose 48,67 për qind votuan për Visar Ganiun nga BDI, ndërsa për Zekirija Ibraimi nga BESA 47,93 për qind.

Në Çair shumica e qytetarëve ose 48,67 për qind votuan për Visar Ganiun nga BDI, ndërsa për Zekiri Ibraimi nga BESA 47,93 për qind.

Në Saraj fitoi Blerim Bexheti nga BDI me 52.26 për qind të votave kundrejt Bashkim Bakiut nga BESA me 46.73. për qind.

Në Shuto Orizare fitoi Kurto Dudush nga LDSM me 57.61, ndërsa Elvis Bajram nga Unioni i Romëve ka 38.90 për qind.

Në Kavadar fitoi Mitko Jançev i VMRO-DPMNE me 52.65 për qind të votave, para Betiane Kitev të LSDM-së i cili fitoi 46.09 për qind të votave.

Në Tetovë me 49.09 për qind nga votat fitoi Teuta Arifi nga BDI para Bilall Kasamit të BESË-s me 46,32 për qind.

Arben Taravari nga Aleanca e Shqiptarëve në Gostivar fitoi me 50.12 për qind të votave kundrejt Nevzat Bejtës nga BDI, i cili mori 47.26 për qind të votave.

Ivica Dimitrov nga LSDM fitoi në Vinicë, me 52.23 për qind të votave, kundrejt Martin Pavllov nga VMRO-DPMNE me 43.90 të votave.

Në Gradsko, numrin më të madh të votave e fitoi Robert Beshovski nga LSDM – 53.51 për qind, ndërsa kundërshtarja e tij Zhaneta Çaushevska nga VMRO-DPMNE fitoi 43.22.

Lazar Petrov nga LSDM fitoi në Demir Kapi me 56.12 për qind të votave të fituara, ndërsa Trajçe Dimitriev i VMRO-DPMNE fitoi 42.36 vota.

Darko Blazhevski nga LSDM fitoi në Jegunoc me 61.79 për qind të votave të fituara, para Toni Koçevski nga VMRO-DPMNE me 34.74 për qind.

Në Karbinci fitoi Jordan Nasev nga LSDM-ja, për të cilin votuan 56,94, për qind e qytetarëve, ndërsa për Zoran Minov nga VMRO-DPMNE, 38,55.

Në Makedonska Kamenicë fitoi Sonja Stamenkova nga LSDM me 54,24 për qind të votave, para Darko Mitrevskit nga VMRO-DPMNE me 42,07 për qind.

Në Makedonski Brod fitoi Zhivko Siljanovski nga SDSM me 66,46 për qind të votave, ndërsa Milosim Vojneski nga VMRO-DPMNE ka fituar 29,69 për qind.

Në Rosoman fitoi Branko Janev nga LSDM me 54,23 për qind të votave, ndërsa për Stojançe Llazov nga VMRO-DPMNE votuan 43,27 për qind e qytetarëve.

Në Nagoriçan të Vjetër fitoi Zhaklina Jovanovska nga LSDM me 65,36 për qind të votave, ndërsa Elena Jakimoviq nga VMRO-DPMNE, fitoi 31,75.

Në Çashkë fitoi Goran Stojanovski i LSDM-së me 69,58 për qind të votave, ndërsa Goranço Panovski i LPM ka fituar 27,49 për qind të votave.

Në Komunën e Mogillës fitoi Jasmina Gulevska e LSDM-së, e cila mori 51,22 për qind të votave, ndërsa Stevço Pivkovski mori 27,49 për qind të votave.

Në Zërnovc fitoi kandidati  i VMRO-DPMNE-së Bllazho Stankov me 57,11 për qind të votave të fituara , ndërsa kandidati i LSDM-së, Vanço Miitev 40,53.

Në Novaci fitoi Lube Kuzmanovski nga LSDM me  53 për qind të votave tpë fituara , ndërsa Llazar Kotevski nga VMRO-DPMNE 43,77.

Në Bërvenicë fitoi Enver Pajaziti nga Grupi i zgjedhësve  me 55,38 për qind të votave , ndërsa Stojan Todorovski nga VMRO-DPMNE 42,19.

Në Çeshinovë-Oblishevë fitoi Goranço Kërstev nga LSDM, i cili fitoi 49,91 për qind të votave , ndërsa Goranço Zashov nga VMKRO-DPMNE  me 46,13.

Në Bogovinë fitoi Albon Xhamaili nga Aleanca për Shqiptarët me 53,70 për qind të votave, ndërsa Berzah Bejtullahu nga BDI 45,01.

Në Vrapçishtë fitoi Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët me 51,25 për qind të votave të fituara, ndërsa Gajur Rushiti nga BDI fitoi 47,09 për qind.

Në Dibër fitoi Ruzhdi Lata nga BDI me 52,04 për qind, ndërsa Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët fitoi 46,02 për qind.

Në Dollnen fitoi Xhemil Qaili nga BDI, i cili fitoi 53,93 për qind të votave, ndërsa Bilall Karishiq nga LSDM 44,11 për qind.

Në Zhelinë fitoi Blerim Sejdi nga BESA për të cilin votuan 51,27 për qind, ndërsa Fatmir Izairi nga BDI, fitoi 68,03 për qind.

Në Likovë fitoi Erkan Arifi nga BDI me 58,55 për qind të votave , ndërsa Shaban Zendeli nga Besa  fitoi 40,24 për qind.

Në Tearcë fitoi Isen Asani  nga BDI me 51,64 për qind të votave , ndërsa Amir Elezi nga Besa me 45,96 për qind.

Në Studeniçan fitoi Azem Sadiku nga PDSH 52,17 për qind, ndërsa kundërkandidati Rexhep Memedi nga BESA 46,85 për qind të votave.

Në Probishtip fitoi Dragan Anastasov nga LSDM me 52,27 për qind të votave, ndërsa Toni Tonevski nga VMKRO-DPMNE 43,27 për qind.

Bllagoj Boçvarski nga LSDM-ja me 51,54 për qind të votave fitoi në Shtip para Ilço Zahariev nga VMRO-DPMNE-së për të cilin votuan 45.68 për qind.

Në Strugë Ramiz Merko nga BDI-ja fioti Zijadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët me 49,53 për qind vota të fituara kundrejt 46,73 për qind nga votat