Maqedoni

ZL2017/ KSHZ do të vendosë rreth ankesave për zgjedhjet

Komisioni shtetëror zgjedhor në mbledhjen e sotme duhet t’i shqyrtojë dhe të vendosë rreth ankesave nga parashtruesit e listave të kandidatëve lidhur me votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.

dik1

Në afatin e paraparë, në KSHZ u parashtruan gjithsejt 46 ankesa.

Më së shumti ankesa ka parashtruar VMRO-DPMNE, 43, dhe nga një TMRO, Aleanca për shqiptarët dhe nga E Majta.

KSHZ është e obliguar të vendosë rreth akesave të kandidatëve në procedurën për votim, grumbullim dhe konstatim të rezultateve të votimit, në afat prej 48 orëve pas pranimit.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të parashtrohet padi në Gjykatën administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq, pas ankesës është e obliguar të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.