Osmani në Paris do të takohet me ministren për Çështje Evropiane Natali Loazo, me Emanuel Lenan, këshilltar në Kabinetin e kryeministrit Filip dhe me Sabine Tilae, kryetare e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin Nacional.
Parashikohet edhe takim me Bertran Sore, kryetar i grupit Franko- Maqedonas në Parlamentin Nacional të Francës.
Zëvendëskryeministri Osmani , siç është paralajmëruar do ta shfrytëzojë takimin që t’ua prezantojë, përfaqësuesve të lartë të Francës, progresin në procesin e integrimit evropian të vendit, implementimin e Planit 3-6-9, si dhe progresin në realizimin e pengesave politike të cilat i qëndrojnë Republikës së Maqedonisë në rrugën evropiane dhe euro- integruese.