Maqedoni

Zëvendëskryeministri Osmani në takim me një delegacion të lartë nga Mali i Zi

Një delegacion i lartë nga Mali i Zi, udhëhequr nga ministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociator i Malit të Zi për për negociata me BE-në, Aleksandar Andrija Pejoviq, do të takohen me delegacionin qeveritar, e udhëhequr nga zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

osmani-copy-750x430-480x275

Në delegacionin malazez marrin pjesë përfaqësues të lartë nga Ministria për Çështje Evropiane, si dhe përfaqësues të Agjencionit për mbrojtjen e konkurrencës të Malit të Zi, ndërkaq delegacionin e Maqedonisë e përbëjnë përfaqësues të Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, si dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurencës.

Qëllimi i vizitës është mbajtja e takimit të tretë të Komitetit të përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi në kuadër të Marrëveshjes mes dy Qeverive në procesin e integrimeve europiane.

Para kësaj u realizuan edhe dy takime të tilla, prej të cilave njëra u mbajt në Shkup, ndërsa e dyta u mbajt vitin e kaluar në Bar, të Malit të Zi.

Qëllimi i këtyre takimeve është shkëmbim i përvojave mes dy vendeve lidhur me procesin e integrimit evropian, ndërkaq pritet të hapen edhe tema të interesit të përbashkët në kudër të bashkëpunimit rajonal, si që janë shfrytëzim më efikas i fondeve të IPA-s, si dhe iniciativat që dalin nga procesi i Berlinit, bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor etj.