Maqedoni

Zeqirija Ibrahimi dha dorëheqje (FOTO)

Deputeti i Lëvizjes BESA dhe kandidati për kryetar komune nga kjo parti për Komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi sot ka nënshkruar dorëheqjen nga posti i deputetit të Kuvendit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

zeka

Ibrahimi pas nënshkrimit të dorëheqjes ka shprehur se nga e hëna e pret detyra e re në Komunën e Çairit.

“Ashtu siç kisha premtuar, sot e deponova dorëheqjen time nga detyra e deputetit në Kuvend. Nga e hëna na pret detyra e re në Komunën e Çairit. Na priftë e mbara”, tha Ibrahimi.

Image may contain: 1 person

Ndryshe, Zeqirija Ibrahimi është deputeti i gjashtë që ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, në vendet e tyre do të vendosen emra të rinj, prej të cilëve tashmë dihet se janë 3 femraNë rrethin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetar të qytetit të Shkupit fitoi deputeti Petre Shilegov nga LSDM-ja, kolegu i tij Stefan Bogoev i cili u bë kryetar i Komunës së Karposhit, Sasho Pockov kryetar i Komunës së Gjevgjelisë, Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës dhe Kosta Janevski kryetar i Komunës së Strumicës.

Në garë për kryetarë komunash akoma janë deputetët Johan Tarçullovski, Bllagoj Boçvarski, Kurto Dudush, Betian Kitev dhe Ziadin Sela, është e mundur që nga lista e kandidatëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën vjet në dhjetor, si deputet të hyjnë edhe emra të rinj.